Fushë Kosova mezi fiton

Volejboll

Fushë Kosova mezi fiton

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 12:40
Klubi i volejbollit Fushë Kosova

Klubi i volejbollit Fushë Kosova ka shënuar një fitore të madhe dhe shumë të luftuar ndaj Prishtinës, duke triumfuar 3:2 ((25:19, 22:25, 25:14, 23:25, 16:14) pas një ndeshjeje dramatike që u vendos vetëm në setin vendimtar, në takimin e javës së 13-të të elitës së volejbollit të Kosovës.

Vendaset e nisën më mirë takimin duke fituar setin e parë, ndërsa Prishtina reagoi shpejt për të barazuar. 

Seti i tretë u dominua nga Fushë Kosova, por mysafiret nuk u dorëzuan dhe fituan setin e katërt, duke e çuar ndeshjen në tie-break.

Seti i pestë ishte kulmi i emocioneve, me luftë pikë për pikë deri në fund, ku Fushë Kosova u tregua më e qëndrueshme dhe e mbylli 16-14, duke arkëtuar një fitore të vlefshme në kuadër të xhiros së 13-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat