Shënohet Epopeja e UÇK-së 

Volejboll

Shënohet Epopeja e UÇK-së 

Më: 3 mars 2026 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Më 4 dhe 5 mars organizohet turneu tradicional në volejboll, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

“Ky turne është më shumë se sport, është kujtesë, respekt dhe bashkim përmes volejbollit.

Këtë edicion e nderojnë me pjesëmarrje gjashtë skuadra nga Kosova dhe Shqipëria:

KV Partizani – Tiranë
KV Teuta – Durrës
KV Ferizaj
KV Drita – Gjilan
KV Fushë Kosova

KV Skenderaj – nikoqir dhe organizator i turneut

E mërkurë, 04 Mars
11:00 – Hapja zyrtare e turneut
12:00 – Fillimi i ndeshjeve
E enjte, 05 Mars

11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse)
13:00 – Gjysmëfinalet & Finalja

Turneu, edhe sivjet, është pjesë e kalendarit zyrtar të aktiviteteve që shënojnë Epopenë e UÇK-së dhe zhvillohet me mbështetjen e Federatës së Volejbollit të Kosovës. Sporti na bashkon. Kujtesa na forcon”, - njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat