Drita fiton

Volejboll

Drita fiton

Më: 19 mars 2026 Në ora: 21:43
Drita

Klubi i volejbollit Drita e Gjilanit ka shënuar fitore me rezultat 0:3 (16-25, 21-25, 23-25) ndaj Skenderajt, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër (gjysmëfinale) të Kupës së Kosovës.

Gjilanaset dominuan në setin e parë 25-16.

Ndërsa në dy setet pasuese Skenderaj ofroi më shumë rezistencë, por Drita tregoi qetësi në momentet vendimtare për t’i fituar 25-21 dhe 25-23.

Me këtë fitore, Drita vazhdon rrugëtimin në Kupë, duke konfirmuar formën e mirë edhe në këtë garë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat