Në javën e fundit të elitës së volejbollit të Kosovës, Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1:3 20 (25, 25-16, 19-25, 20-25.
Gjilanaset fituan setin e parë 25-20, ndërsa vendaset reaguan me 25-16 për të barazuar rezultatin.
Megjithatë, Drita riktheu kontrollin e lojës duke fituar dy setet e radhës 25-19 dhe 25-20, për ta mbyllur ndeshjen me fitore.
Me këtë triumf, Drita zyrtarizon pozitën e dytë në renditje para nisjes së fazës së play-off-it.
Fushë Kosova duhet të presë rezultatin e Skenderajt për të konfirmuar përfundimisht inkuadrimin në play-off.