Kombëtarja A e Kosovës stërvitet në Letoni

Volejboll

Kombëtarja A e Kosovës stërvitet në Letoni

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 12:20
Kombëtarja A e meshkujve e Kosovës

Kombëtarja A e meshkujve e Kosovës në volejboll ka zhvilluar sot stërvitjen e mëngjesit në palestrën ku do të luhen ndeshjet e para të CEV  European League në Letoni.

“Seanca shërbeu si një mundësi e mirë për ambientimin e ekipit me kushtet e palestrës, njohjen me terrenin e lojës dhe realizimin e detajeve të fundit tekniko-taktike para debutimit në garë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Darko Prebiraçeviq dhe stafit teknik të përbërë nga Habil Ajeti dhe Valon Mustafa,

“Dardanët” konfirmuan edhe një herë formën e mirë që kanë treguar gjatë gjithë fazës përgatitore, duke reflektuar disiplinë, energji dhe motivim të lartë”, ka bërë të ditur FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat