Kombëtarja A e meshkujve e Kosovës në volejboll ka zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të turneut të parë të CEV Volleyball European League 2026, duke u përballur me nikoqirin Letoninë.
Përballë një kundërshtari me përvojë dhe me mbështetjen e publikut vendas, “Dardanët” pësuan humbje me rezultat nga Letonia (25:12, 25:21, 25: 13).
“Nën drejtimin e përzgjedhësit Darko Prebiracevic dhe stafit ndihmës teknik, Kombëtarja e Kosovës vazhdon të fitojë përvojë të vlefshme ndërkombëtare në këtë kompeticion, duke ndërtuar ekipin për sfidat e ardhshme.
Pas përfundimit të turneut në Letoni, fokusi i “Dardanëve” zhvendoset te turneu i dytë i CEV Volleyball European League, i cili do të zhvillohet në Estoni”, thuhet nga FVK.