Turqia kampione e Ligës së Kombeve

Volejboll

Turqia kampione e Ligës së Kombeve

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2026 Në ora: 00:09
Kombëtarja e Turqisë

Kombëtarja e Turqisë në volejboll për femra është shpallur kampione e Ligës së Kombeve në volejboll, pasi në finalen e madhe mposhti Brazilin me rezultat 3:1 (23:25, 25:23, 26:24, 25:21).

Turqia arriti deri te trofeu pas një përmbysjeje të madhe, në një ndeshje shumë të luftuar dhe me sete tepër të barabarta.

Ky është titulli i dytë i Turqisë në Ligën e Kombeve, pas atij të fituar në vitin 2023.

Heroina e finales ishte Melissa Vargas, e cila realizoi plot 33 pikë, ndërsa Hande Baladin kontribuoi me 19 pikë. Te Brazili, më efikasja ishte Ana Kristina me 25 pikë, ndërsa Rozamaria Montibeler shtoi 19.

Medalja e bronztë i takoi Italisë, kampiones së vitit të kaluar, e cila në ndeshjen për vendin e tretë mposhti nikoqiren Kinën me rezultat 3:1 (25:16, 23:25, 25:22, 25:13).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat