U çonte bukë ushtarëve të UÇK-së, Dardani ishte vetëm 12-vjeçar kur u plagos nga serbët në luftë

Aktuale

U çonte bukë ushtarëve të UÇK-së, Dardani ishte vetëm 12-vjeçar kur u plagos nga serbët në luftë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:47
Dardan Ahmetaj

Ishte vetëm 12 vjeçar kur u plagos në dorë nga forcat serbe.

Dardan Ahmetajn plumbi e kapi në oborrin e shtëpisë së tij në Gllogjan, teksa po u dërgonte bukë pjesëtarëve të Shtabit të UÇK-së, më 7 korrik 1998.

Shërimi në kohë lufte ishte sfidë e madhe.

Dardani ky djalë i ri, trim e me vullnet të madh i mbijetoi plagëve. Sot jeton me nënën e tij në Gllogjan. Ai asnjëherë nuk aplikoi për status lufte.

Ahmetaj tregon se ka pasur raste kur ishte vendosur t’ia këpusin dorën e plagosur, e shpeshherë ishte operuar në kushte ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat