Miftaraj krahason veprimtarinë e EULEX-it ndër vite, përmend aferat korruptive

Aktuale

Miftaraj krahason veprimtarinë e EULEX-it ndër vite, përmend aferat korruptive

Nga: A.Morina Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmes një postimi në facebook ka krahasuar veprimtarinë e EULEX-it gjatë vitetve 2009-2015 dhe EULEX e vitit 2020.

Miftaraj u shpreh se EULEX 2020 dhe EULEX 2009-2015 dallojnë si nata me ditën. Miftaraj përmendi aferat korruptive të EULEX-it gjatë viteve 2009 - 2015.

"EULEX 2009-2015 ka qenë i përfshirë në korrupsion, keq përdorim, keq administrim, keq menaxhim, lidhje të forta me politikën dhe grupe të interesit. Thjeshtë ka qenë një dështim total. Sot e kemi sundimin e ligjit ku e kemi mu për shkak të EULEX 2009-2015", theksoi Miftaraj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

EULEX 2020 dhe EULEX 2009-2015 dallojnë si nata me ditën.

EULEX i 2020 nuk duhet ti dal në mbrojtje EULEX 2009-2015.

EULEX 2009-2015 ka qenë i përfshirë në korrupsion, keq përdorim, keq administrim, keq menaxhim, lidhje të forta me politikën dhe grupe të interesit. Thjeshtë ka qenë një dështim total. Sot e kemi sundimin e ligjit ku e kemi mu për shkak të EULEX 2009-2015.

Shefi i tanishëm i EULEX do të duhej të sillej në Kosovë menjëherë pas pavarësisë dhe jam i sigurtë se nuk do ndodhnin aferat korruptive.

EULEX i Meuccit ka emëruar Kryeprokuror, ka ndikuar në raste mu hap e mu mbyll. Këtë e dinë shumë mirë Zyra e BE-së në Kosovë. Po si nuk ka vullnet politik në institucionet e Republikës së Kosovës sdo ketë vullnet as në Bruksel mu zbardh e vërteta e EULEX 2009-2015, sepse skandali EULEX do të vihte në pah miliarda Euro të taksa paguesve Europian të huthura në baltë dhe paga marramendëse të stafit ndërkombëtar, që në fund po del se kanë investuar në korrupsion e jo në sundim të ligjit.

Jo rastësisht skemi liberalizim të vizave, jemi të fundit në Ballkan për integrime evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat