AAK ua jep pushim të hënën Grupit Parlamentar

Aktuale

AAK ua jep pushim të hënën Grupit Parlamentar

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 08:12
Grupit Parlamentar

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK’së, të hënën do ta kenë ditë të lirë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se një vendim i tillë vjen me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar.

“Të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar.Urime!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti dje njoftoi se e hëna do të jetë ditë e rregullt e punës.

“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria. Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, ka shkruar Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat