Ramiz Lladrovci i bindet Avdullah Hotit, merr këtë vendim

Aktuale

Ramiz Lladrovci i bindet Avdullah Hotit, merr këtë vendim

Nga: A.Zh Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:44
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka thënë se dita e hënë do të jetë ditë pune në komunën që ai drejton.

Ai ka thënë se vendimi është në pajtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka thënë se e hëna do të jetë ditë pune për të gjithë.

Lladrovci ka theksuar se dilemat e hapura për të hënën, janë për keqardhje dhe se vendimi i kryeministrit Avdullah Hoti duhet të respektohet, pavarësisht bindjeve politike, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

E hëna është ditë pune, në pajtim me vendimin e Qeverisë.

Ky muaj ishte tepër i rëndë, për tërë vendin, edhe për qytetarët e komunës tonë. Andaj, më shumë se çdo herë, na duhet unitet në vendime dhe zbatimin e tyre.

Departamenti i Arsimit, drejtorët e shkollave, personeli arsimor dhe të gjithë zyrtarët e këtij procesi, do t’i përmbahen vendimit të Qeverisë se e hëna është ditë pune, ashtu si për administratën e komunës tonë, duke respektuar masat e parapara për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

Dilemat e hapura për të hënën, janë për keqardhje, kur dihet vendimi i Qeverisë. Vendimi do respektuar, pavarësisht bindjeve politike.

Nuk është kohë as gjendje për të krijuar precedent në Republikën e Kosovës, thjeshtë, na duhet unitet, për gjithçka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat