Reagon Zafir Berisha, ja kë e quan tyxhar

Aktuale

Reagon Zafir Berisha, ja kë e quan tyxhar

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:29
Zafir Berisha

Koordinatori nacional, Zafir Berisha e ka pranuar se ka iniciuar vendosjen e shtatores së heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Prizren.

Ai ka reaguar për shtatoret e vendosura në Prizren të Skënderbeut dhe të komandantit legjendar Adem Jasharit.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “nuk duhet të lejohen të bëhen nga “tyxharë” politik, për llogari të politikës ditore, ose ata që i kanë bërë tashmë duhet të japin llogari...”

Postimi i plotë:

Vërtet e kam iniciuar vendosjen e shtatores së heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeu në Prizren, sepse kemi menduar dhe vazhdojmë të mendojmë se Skënderbe i bënë nderë Prizrenit si kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

Mirëpo nuk kam besuar se shtatorja e Skënderbeut bëhet sa për t’u bërë, pa kurrfarë vlere artistike!

Shtatoret që jetësojnë figurat më të mëdha kombëtare, si ajo e Skënderbeut dhe kom. Adem Jasharit që u vendosën në Prizren, nuk duhet të lejohen të bëhen nga “tyxharë” politik, për llogari të politikës ditore, ose ata që i kanë bërë tashmë duhet të japin llogari...

Pushtetarët në Prizren duhet ta dinë se nuk bëhen “patriota” duke bërë “turr” pas vendosjeve të shtatoreve të heronjve pa asnjë vlere artistike, por duke punuar për shtet dhe vlera të mirëfillta.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat