Haraqija: Vjosa Osmani u gëzua që fitoi Vetëvendosja në Podujevë më shumë se vetë Vetëvendosja

Aktuale

Haraqija: Vjosa Osmani u gëzua që fitoi Vetëvendosja në Podujevë më shumë se vetë Vetëvendosja

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 21:58
Vjosa Osmani

Ish ministri LDK-së, Astrit Haraqija ka thënë se LDK-ja duhet të mblidhet dhe të analizojë mirë situatën në të cilën gjendet.

Ai tha se LDK-ja nu duhet të sjellë parashutistë brenda partisë duke aluduar në Vjosa Osmanin.

Haraqija në Pressing të T7 tha se Osman i është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale në Podujevë më shumë se vetë Vetëvendosja.

“LDK-ja duhet më bë vetëkritikë, nuk duhet me pru parashutistë. Duke fillu nga zonja Osmani. Ma shumë u gëzu ajo që ka fitu Vetëvendosja sesa Vetëvendosja vetë. Nuk është problem i mi ky, ky është problem i zotit Mustafa që është kryetarit të partisë”, tha Haraqija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat