Në mbledhjen e Isa Mustafës e Avdullah Hotit me deputetët e LDK-së – Të gjithë kundër zgjedhjeve të reja, përveç Arben Gashit

Aktuale

Në mbledhjen e Isa Mustafës e Avdullah Hotit me deputetët e LDK-së – Të gjithë kundër zgjedhjeve të reja, përveç Arben Gashit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Lidhja Demokratike e Kosovës

Në takimin e mbajtur të Isa Mustafës me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Avdullah Hoti, sic mëson media është marrë vendim që në mënyrë kategorike, të evitohen zgjedhjet e parakohshme.

I vetmi që brenda kësaj mbledhje, ka kërkuar shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme, ishte shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Të gjithë deputetët tjerë prezentë në mbledhjen e djeshme, kanë deklaruar se LDK nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe sipas tyre, shkuarjen në zgjedhje duhet evituar në secilin variant.

Kjo temë diskutumi, ka qenë edhe në mbledhjen e së kësaj të hëne, ku prezentë përveç kryeministrit Hoti dhe deputetëve të LDK-së, ishte edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Edhe në këtë mbledhje, i vetmi që kërkoi shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, ka qenë shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.


Siç mëson gazeta, Gashi ka dhënë arsyetime, se shkuarja në zgjedhje do ta ndalonte rënien e Lidhjes Demokratike.

Mirëpo, njësoj sikurse Gashi, nuk po mendojnë zyrtarët tjerë të LDK-së.

Asyetimin që zyrtarët e LDK-së e kanë dhënë për mos shkuarjen në zgjedhje, është rezultati i së dielës në Podujevë.

Sipas arsyetimeve të dhënë në mbledhje, ata kanë deklaruar se me këtë rezultat të arritur në Podujevë, shkuarja në zgjedhje, do të ishte e rrezikshme për Lidhjen Demokratike.

Pas mbledhjes së djeshme, para mediave, ka dalur të flas shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Në momentin kur u pyet se a është e gatshme LDK të shkojë në zgjedhje të reja, Gashi u përgjigj se partia në të cilën gjendet, gjithmonë është e gatshme për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Ditëve në vijim pritet të merret vendim brenda Lidhjes Demokratike, se cilat do të jenë hapat që ata do të vendosin për të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat