Zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

Aktuale

Zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:48
Dick Marty

Këtë të mërkurë janë zbardhur emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm që do ngrihet për raportin e Dick Marty.

Nga maxhoranca do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita do të jenë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do të jetë edhe deputetja Elena Xhina.

Ndërkohë pritet që emrat të votohen në Kuvend seancën e së enjtes.

Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për të hedhur dritë mbi akuzat e anëtarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, mbi krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Komisioni i kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe 17 deputetë të tjerë socialistë do të hetojë këto akuza për krimet e pretendua të bëra nga UÇK-ja në Shqipëri përgjatë viteve 1999-2000, edhe pse më herët në Shqipëri ka mbërritur një mision faktmbledhës për të hetuar mbi akuzat në raportin e Dick Marty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat