Mushkolaj: Humbja e Podujevës është goditje për LDK-në

Aktuale

Mushkolaj: Humbja e Podujevës është goditje për LDK-në

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:53
Analisti politik, Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, në të cilët për herë të parë i ka humbur LDK-ja që ka qeverisur me këtë komunë përgjatë 20 vjetëve.

“Humbja e Komunës së Podujevës, e cila është udhëhequr është goditje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ka qeverisur për shumë vjet”, ka thënë Mushkolaj.

Njëjtë është shprehur edhe analisti tjetër, Arton Demhasaj.

“Humbja në Podujevë duhet faturuar krerëve të LDK-së, të cilët më shumti vijnë nga Llapi dhe Gollaku”, ka thënë Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat