Gjykata Themelore pezullon punën e dy hidrocentraleve

Aktuale

Gjykata Themelore pezullon punën e dy hidrocentraleve

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ta pezullojë punën e dy hidrocentraleve që operojnë në Lumbardhin e Deçanit.

Gjykata ka vendosur ta shtyjë ekzekutimit e lejeve dhe licencave që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë i patën dhënë kompanisë private «Kelkos Energy» për hidrocentralet.

Aktvendimi i sotëm pezullon aktet e kontestuara deri në shqyrtimin e padisë së së ngritur nga asambilsti Faton Selmanaj.

Image
Vendimi

Organet e paditura dhe palët e interesuara kanë 15 ditë afat të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat