Përplasje mes Hamitit dhe Dugollit: VV, e majtë si parti kineze – A e ke lexu programin a jo?

Aktuale

Përplasje mes Hamitit dhe Dugollit: VV, e majtë si parti kineze – A e ke lexu programin a jo?

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:48
Muhamet Hamiti

Dy profesorët universitar, Muhamet Hamiti dhe Bujar Dugolli, janë përplasur në emisionin Pressing për profilin e subjektit të VV’së.

Hamiti thotë se ajo është një parti e së majtës ekstreme.

“Është e majtë. Kërkojnë indoktrinimin e të gjithëve. e majtë sikur parti kineze”, thotë ai.

Ndërkohë Dugolli ka thënë se kjo analizë nuk i ka hije një profesori universitar.

“Keni një pozitë të respektueshme si profesor universitar dhe nuk ju takon të flisni kështu. A e keni lexuar programin e asaj partie apo jo?”, ka thënë Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat