Ndalet aplikimi, Trusti del me njoftim

Aktuale

Ndalet aplikimi, Trusti del me njoftim

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Foto Ilustrim

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se kanë përfunduar përditësimin e të dhënave dhe kanë udhëzuar qytetarët që të provojnë aplikimin.

Në faqen e tyre zyrtare në Facebook sqarohet se personat që kanë vështirësi në aplikim duhet të njoftojnë Trustin në mënyrë që të gjendet problemi.

“Kontribuues të nderuar,sapo përfunduam përditësimin e të dhënave me informacione që i kemi marrë nga bankat dhe ju lutemi të provoni aplikimin.

Nëse keni përsëri vështirësi në aplikim, ju lutemi na njoftoni që të hulumtojmë problemet dhe gjejmë zgjidhjet.Ju falemnderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat