Vjosa Osmani: Nuk shkova te varri i Rugovës me ceremoni, u ofendova kur më pyeten pse isha atje

Aktuale

Vjosa Osmani: Nuk shkova te varri i Rugovës me ceremoni, u ofendova kur më pyeten pse isha atje

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:05
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se ka qenë ofenduese për të kur është pyetur pse e ka vizituar varrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, një ditë pasi ajo mori postin e u.d të presidentit.

Osmani tha se atë ditë nuk ka bërë ceremoni dhe nuk ka shkuar atje me rastin e marrjes së detyrës së re.

“Po me duket e tepërt me e sqaru, pyetja duhet të bëhej nëse une nuk do të shkoja të bëj një gjë të tillë. Pyetja në vetëvete përmban një ofendim. Sipas Kushtetutës detyrat që i kryen një president i kryen edhe nje u.d prandaj quhet ushtrues detyre, pra duhet t’i kryej detyrat e presidentit e jo vetëm të rrijë në kolltukun e tij.

Unë atë ditë nuk kam bërë ceremoni, atë ditë nuk kam shkuar atje me rastin e marrjes së detyrës. Nuk e kam ndërmend të marrë leje nga askush për ta nderuar sot e përgjithmonë”, tha Osmani në RTV21.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat