​Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Ali Fejza

Aktuale

​Ndahet nga jeta veterani i arsimit, Ali Fejza

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:26
Ali Fejza

Veterani i arsimit dhe profesori i dalluar Ali Fejza ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtë.

Ai ishte profesor i Gjeografisë për më shumë se 40 vite në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ndërsa punën në arsim e filloi si mësues në fshatin e tij të lindjes Thanë (ish-Drenovc), Komuna e Klinës.

Në përvojën e tij më se 45 vjeçare në fushën e arsimit, ai ishte edhe recensent i librave të lëndës së Gjeografisë për shkollat fillore dhe të mesme.

Gjithashtu, gjatë punës së tij si profesor i Gjeografisë, atij i ishte ndarë edhe çmimi “Profesor i dalluar” në Komunën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat