MSH thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal

Aktuale

MSH thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Nga kjo ministri është thënë se kanë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal dhe doza të konsiderueshme janë shpërndarë përmes IKSHPK-së në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të mbrojtjes nga Gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit, sidomos grupeve të rrezikut siç janë: personat mbi 65 vjeç; të sëmurët kronikë; shtatzënat dhe lehonat; fëmijët mbi 6 muaj që mund të kenë predispozita për ndonjë sëmundje; por edhe grupeve të tjera të popullatës që të vaksinohen kundër Gripit.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër Gripit sezonal dhe doza të konsiderueshme janë shpërndarë përmes IKSHPK-së në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës.

Deri tash, në institucione shëndetësore janë shpërndarë mbi 140 mijë vaksina, ndërsa në stoqet e MSh/IKSHPK, ka sasi të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarët që bien në grupet e rrezikut dhe të interesuarit  e tjerë.

Vaksinat të cilat po përdoren sivjet, janë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Ato janë, gjithashtu, parakualifikuara sipas standardeve të OBSh-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre.

Prandaj, me qëllim që mbrojtjes së këtyre grupeve më të rrezikuara, por edhe të tjerëve dhe uljes së ngarkesës së sistemit shëndetësor gjatë pandemisë COVOD-19, MSh u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar.

MSh falënderon Zyrën e UNICEF-it në Kosovë për bashkëpunimin e vazhduar në sigurimin e vaksinave kundër Gripit sezonal.

Parandaloni gripin-Vaksinohuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat