Nuredin Lushtaku: Krejt PDK-ja e din që unë kam pasë me u bë kryetar, por doli Sami Lushtaku nga burgu e u bë ai

Aktuale

Nuredin Lushtaku: Krejt PDK-ja e din që unë kam pasë me u bë kryetar, por doli Sami Lushtaku nga burgu e u bë ai

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:21
Nuredin Lushtaku dhe Sami Lushtaku

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku ka folur në Kanal 10 pas përplasjeve verbale që Bekim Jashari ka pasur së fundmi me Sami Lushtakun.

Nuredin Lushtaku ka thënë se nuk e kupton pse Sami Lushtaku e ka kaq shumë inat punën e Bekim Jasharit.

Ndërsa ka thënë se as vetë Sami Lushtaku nuk do të bëhej asnjëherë kryetar i Skenderajt, pa mbështetjen e PDK-së.

“Në atë kohë Samia ka qenë në burg e unë kam qenë deputet dhe kryetar i Skenderajt kom pas me u bo unë, këtë e dijnë të gjithë edhe Hashim Thaçi.

Kur u dal Samia prej burgut, jemi pajtu me ja jep atë pozitë, se Thaçi nuk e kish bo kryetar kurrë e këtë e din mirë edhe Samia”, ka thënë Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat