“Etem Arifi, super hero, për 1 vit i rrëzoi dy Qeveri”

Aktuale

“Etem Arifi, super hero, për 1 vit i rrëzoi dy Qeveri”

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:40
Etem Arifi

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Të gatshëm për zgjedhje janë deklaruar edhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor, teksa sot Vjosa Osmani do të pres në takim liderët e partive politike ku do të diskutohet dhe data e këtyre zgjedhjeve.

Por është gazetari i komunitetit rom, Sejnur Veshal i cili ka ironizuar me  vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth legjitimitetit të Qeverisë Hoti.

Ai ka përmendur rastin e deputetit ashkali, Hetem Arifi.

“Per një vitë, dy qeveri i rrëzoi, Hetem Arifi  #superhero #61shi. Ne, komunitetet, mundemi me u ndi shumë SHTETFORMUSA, me apo pa vetëdije, qeveria m’ varet prej nesh dhe kontributit krucial të platformave tona . #61shi”,shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat