Çun Lajçi e humb dëgjimin në njërin vesh

Aktuale

Çun Lajçi e humb dëgjimin në njërin vesh

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:49
Çun Lajçi

Çun Lajçi,  muzikant, autor, aktor teatri, aktor filmi, mësues drame dhe aktivist shqiptar, ka njoftuar së fundmi se ka humbur dëgjimin në njërin vesh.

Ai tha se edhe në tjetrin është poashtu drejt humbjes së tërësishme të dëgjimit.

Njoftimi i tij:

“E trisht

Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh

Dhe

Fatkeqësisht njeni vesh papritmas e ka humbë ndëgjimin.

Tjetri edhe 30% funkcionon!

Pse?

S’e diti as doktori!

Nese m’shurdhohet edhe ky tjetri, do t’me mbetet peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma!

Për tjetër gja shnosh!

Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë

Mos u hatroni

S’e kam nga mendjemadhësia

E trisht!”.

Ndërsa në komente ai ngushëllohej nga fansat e tij duke thënë thënë se shpresojnë për shërim të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat