A do të garojë LDK-ja e e vetme apo do të krijojë koalicon, tregon Abrashi

Aktuale

A do të garojë LDK-ja e e vetme apo do të krijojë koalicon, tregon Abrashi

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:50
Arban Abrashi

Sekretari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka treguar nëse partia e tij do të krijojë koalicion parazgjedhor, apo do të garojë e vetme.

Në një konferencë për media pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, Abrashi ka deklaruar se LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhje.

“Për momentin në parti ende nuk e kemi diskutuar, por projektimet janë të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, ka deklaruar Abrashi.

Abrashi tha se LDK ende nuk e ka caktuar kandidatin për Kryeministër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat