Zgjedhjet e reja: Koalicionet pa ndikim në renditjen e partive

Aktuale

Zgjedhjet e reja: Koalicionet pa ndikim në renditjen e partive

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Analistët politik në vend presin që partitë në Kosovë të formojnë koalicione para zgjedhore për shkak të zgjedhjeve të reja.

Por sipas tyre këto koalicione nuk do të ndikojnë në renditjen e partive në këto zgjedhje.

Analisti, Arton Demhasaj thotë se ndikimi i koalicioneve do varet se cila parti me cilën do të afrohen.

Nëse Vetëvendosja bënë koalicion parazgjedhor atëherë ai thotë se vetëm do thellohej fitorja e tyre.

E koalcioni i përfolur mes PDK-së dhe NISMA-s ai thotë se nuk beson se ka gjasa të del i pari në zgjedhje.

“Pres që ka me pas grupim të partive politike. Varësisht prej grupimit mundet me qenë edhe ndikimi ose jo në zgjedhje. Nëse i afrohet ndokush Vetëvendosjes për koalicion atëherë normalisht që do të fitojnë në zgjedhje. Në partitë tjera kjo mbetet me u pa, me gjasë do shohim koalicion PDK me NISMA-n, por nuk besoj se kanë gjasa që të dalin të parët. Vetëvendosja ka një rritje por edhe nëse i bashkohet ndonjë parti vetëm ia përforcon pozicionin fitues. LDK në anën tjetër ka një rezultat kogja negativ e kjo tash varet me pa cilat parti me cilat do afrohen që me e ditë se sa mujn em ndiku në rezultatin final“, deklaroi Demhasaj.

E analisti tjetër, Shkodran Ramadani thotë se koalicionet nuk do ndikojnë në renditjen e partive, por se ato do të ndikojnë në epërsinë e mes partive.

Sipas tij PDK edhe pa NISMA-n do dilte e dyta por se koalicioni me këta të fundit vetëm sa do ia thellonte epërsinë ndaj LDK-së.

Lista Osmani sipas tij nuk do të mund të kalonte pragun, por do e forcon pozitën e parë të VV-së

“Munden me ndodhë koalicione, më i mundëshmi është ai mes LVV dhe Listës së Vjosa Osmanit pasi që kjo listë nuk pritet të kalojë pragun. Koalicioni tjetër i mundshëm është PDK dhe NISMA, e në rezultat mundet me ndiku më shumë mes të dytit dhe të tretit sepse NISMA do të forconte epërsinë e PDK-së prej LDK-së, por edhe pa NISMA-n, PDK sipas të gjitha gjasave do jetë partia e dytë në Kosovë. Vjosa Osmani e forcon më shumë pozitën e parë të VV-së dhe që VV të ketë fitore më të thellë, por në renditje nuk ndikojnë këto koalicione, por në numrin e votave e në epërsinë mes partie sigurisht se ndikon, por nuk besoj se do të përmbysin ndonjë pozicion koalicionet“, thotë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat