Profesori nga Amerika: Ra qeveria e turpit Grenell-Mustafa

Aktuale

Profesori nga Amerika: Ra qeveria e turpit Grenell-Mustafa

Nga: H.O. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 09:16
Richard Grenell - Isa Mustafa

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj në një shkrim të tij autorial dërguar gazetës, Binak Maxharraj ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Maxharraj shkruan se me këtë vendim ka rënë qeveria e turpit ‘Grenell-Mustafa’.

Ai thotë se Kushtetuesja tani është ҫ’kapur nga Hashim Thaҫi pas 20 viteve dhe e vlerëson një vendim të duhur në dobi të shtetit të Kosovës.

Ai duke përfshirë edhe zyrtarin amerikan, Richard Grenell thotë se ai së bashku me Hashim Thaҫin dhe Isa Mustafën rrëzuan qeverinë më demokratike të dalë nga vota e popullit më 6 tetor 2020.

Shkrimi i plotë:

RA QEVERIA E TURPIT GRENELL-MUSTAFA.

(Pas këtij vendimi të Gjykatesë Kushtetuese duhet që një mjek me i nejt gati Isa Mustafës me ja mat pulsin mos po e lëshon shpirti).

Më në fund pas ç’kapjes së Kushtetutes nga Hashim Thaçi pas 20 viteve e solli një vendim të duhur në dobi të shtetit të Kosovës duke e rrëzuar qeverinë jolegjitime të Qeverisë Grenell-Mustafa.

Ishte kalorësi i dështuar i Shtëpisë së Bardhë në Ëashington, ambasadori Richard Grenell i cili me lajthitje dhe dredhitë e tij mafioze, duke e përdhënos edhe demokracinë e shenjet amerikane i hyri një punë tepër bizare duke e rrëzuar, së bashku me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën qeverinë më demokratike të dalë nga vota e popullit më 6 tetor 2020.

Ky ishte turpi dhe maskarada e treshës Grenell-Thaqi-Mustafa që e rrëzuan qeverinë Kurti duke e sjellë qeverinë e të korruptuarve, hajnave  dhe plaqkitësve të shtetit.

Që gjatë muaj jeta politike që bërë rrëmujë nga bozonet e pushtetit në luftë për pushtet duke mos ia dijtë hallin vetit donte secili të bëhet i pari i shtetit.

Më këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese filloi të zgjidhet nyja që i është lidhë për qafe Kosovës që sa vite.

Pra, shteti po shkon në zgjedhje, që partitë politike të dalin dhe të matën mes veti te sovrani.

Tashti sipas mendimit tim u/d e Presidentit të Kosovës dhe Kryetarja e Parlamentit te Kosovës Vjosa Osmani i ka dy detyra urgjente para se ta shpërndaj Parlamentin:

Se pari, është e udhës dhe e domosdoshme që Parlamenti i Kosovës para se të shpërndahet të aprovon një amandament kushtetues që në zgjerdhjet që do të mbahen së shpejti së bashku me zgjedhjet të zgjidhet nga populli edhe presidenti i Kosovës. Kështu do të ju jipen fund tollovive, dredhive, pazareve dhe manipulimeve rreth zgjedhjes së presidentit.

E dyta, Parlamenti i Kosovës të sjellë një vendim amandament që në pozitën e u/d të presidentit të mbetet Vjosa Osmani deri në zgjedhjet Parlamentare dhe të Presidentit të ri nga populli.

Pra, urime Kosovë zgjedhjet e reja, le te fiton ajo parti dhe ai individ për president që ia jep votën populli.

Aq me mirë se pas këtyre zgjedhjeve nuk e kemi një harabak të tipit Grenell që t’i jep kahje të mbrapsht shtetit.

Më fat na priftë e mbara duke shpresuar që në këto zgjedhje sinqerishte dhe më fuqishëm të vij ç’kapja e shtetit nga mafitë, klanet mafioze të cilat vendin e prunë në këtë situatë katastrofe./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat