Kosova është në rrugë të gabuar, thonë më shumë se gjysma e qytetarëve

Aktuale

Kosova është në rrugë të gabuar, thonë më shumë se gjysma e qytetarëve

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Valon Feka, hulumtues i UBO Consulting, ka matur qëndrimet e qytetarëve duke marrë mostra nga të gjitha komunat e Kosovës për kënaqshmërinë që kanë ata me gjendjen në Kosovë.

58.6 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se Kosova është në drejtim të gabuar në përgjithësi.

Feka, në Rubikon ku po i publikon të gjeturat e pyetësorëve të realizuar rishtas në periudhën 14-21 dhjetor , ka thënë se margjina e gabimit është plus minus 3 pikë të përqindjes dhe se rezultati ka besueshmëri.

Anketat janë bërë në 38 komunat e vendit dhe te personat mbi 18 vjeç.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat