“Mos e luaj viktimën”- Debati i ashpër mes deputetit të VV-së dhe Valon Sylës

Aktuale

“Mos e luaj viktimën”- Debati i ashpër mes deputetit të VV-së dhe Valon Sylës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 07:13
Basha dhe Syla

Debat i ashpër ka ndodhur në mes deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha dhe gazetarit Valon Syla, për diasporën.

Në debatin për diasporën, Dimal Basha ka thënë se fjalët e Sylës ndaj diasporës janë të ulëta dhe ofenduese.

“Liria e shprehjes tregon cili është budallai në mesin tonë”, ka thënë Basha.

Basha i ka thënë Sylës se përderisa i ofendon diasporën, mos e luajë viktimën.

Ndërkaq Valon Syla i ka thënë se debatet që i hapë ai nuk guxon Basha, pasi humbë vota, derisa ka folur për diasporën.

“20 euro diaspora i ka heqë policë të sigurimit e këndej thuni që po e mbajna Kosovën”, ka thënë Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat