Ibrahimi reagon për deklaratën e Berishës ndaj Kocit

Aktuale

Ibrahimi reagon për deklaratën e Berishës ndaj Kocit

Nga: G.B Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:05
Ilir Ibrahimi

Presidenti i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, ka thënë se fyerjet dhe ofendimet janë bërë pjesë e zakonshme në të gjitha nivelet, e nisur nga politikanët dhe e përqafuar nga përkrahësit e tyre, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot po vazhdon në çdo fushë të jetës, qoftë ndërmjet avokatëve, akademikëve, madje edhe shkencëtarëve.

Ky reagim ka ardhur pas deklaratës së avokatit Besnik Berisha ndaj avokatit Arianit Koci.

Ibrahimi ka thënë se shpreson që me këtë pandemi, e kalojmë edhe këtë endemi.

Postimi i tij i plotë:

Fyerja dhe ofendimi është bërë pjesë e zakonshme e gjuhës së përditshme në të gjitha nivelet. E kanë nisur politikanët, dhe e kanë përqafuar përkrahësit e tyre.

Sot vazhdon në çdo fushë të jetës, qoftë ndërmjet avokatëve, akademikëve, madje edhe shkencëtarëve.

Nëse i humbim vlerat bazike si shoqëri, atëherë si mund të synojmë të arrijmë diçka më tepër.

Po shpresoj që me këtë pandemi, e kalojmë edhe këtë endemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat