Lenjani – Hotit: Shërbimi emergjent të jetë prioritet për çdo qeveri

Aktuale

Lenjani – Hotit: Shërbimi emergjent të jetë prioritet për çdo qeveri

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:19
Basri Lenjani

Drejtori i Shërbimit Emergjent në QKUK, Basri Lenjani, është shprehur se që aty nuk është kthyer asnjë pacient pa marrë shërbimin e duhur mjekësor.

Ai ka kërkuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili ka bërë vizitë në SHSKUK këtë të enjte, që shërbimi emergjent të prioritizohet.

“Asnjë qytetar nuk është kthyer mbrapa edhe pse ordinancat specialistike i kemi pasë të mbyllura. Shërbimet emergjente të jenë prioritet për çdo qeveri. Shpresoj që shërbimet emergjente të jenë të përkrahura dhe të mbështetura në të gjitha format”, ka thënë Hoti.

“Ju kemi përgjigjur të gjitha rasteve që kanë pasë nevojë për shërbime emergjente. Jemi munduar të ofrojmë kujdes. Asnjëherë në SHKSKUK nuk ka ndodhur që pacientët të jenë pa shtrat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat