Gjykata Speciale, mbrojtja angazhon hetues specialë

Aktuale

Gjykata Speciale, mbrojtja angazhon hetues specialë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:37
Foto ilustrim nga “Bota sot”

Avokati Ben Emmerson, mbrojtës i Kadri Veselit në rastin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj ish-eprorit të UÇK-së, e ka shpalosur një detaj të mbrojtjes.

Emmerson, që njihet si një nga avokatët më të mirë në botë, ka paralajmëruar se mbrojtja do t’i angazhojë gjashtë hetues specialë në terren si pjesë e hetimeve që do t’i bëjnë.

Ish-hetuesja në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, thotë se ekipet mbrojtëse duhet të jenë të vëmendshme dhe se si pikë kyçe hetimore duhet ta kenë kryeqytetin e Serbisë.

“Ndoshta fusha më e rëndësishme e hetimeve, para asaj në terren, do të ishin institucionet shtetërore në Beograd të cilat siguruan një sasi të madhe të provave POST-FAKTO për prokurorët e Gjykatës Speciale të Kosovës. Kontrolli i rreptë i provave të ofruara nga Beogradi për prokurorët dhe vënia në pikëpyetje e autencitetit dhe vlefshmërisë së tyre do të ishte shkak shumë më i mirë i veprimit të ekipit mbrojtës”, thotë autorja e librit “Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit”.

Nga ana e tij, avokati Taulant Hodaj sqaron se në Tribunale Ndërkombëtare, siç është pak a shumë edhe Gjykata Speciale, mbrojtësit po sikur prokurorët kanë të njëjtat të drejta hetimore.

Seanca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin e Prokurorisë Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të mbahet në mesin e janarit të vitit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat