Kimete Berisha, kandidate e Vetëvendosjes për deputete?

Aktuale

Kimete Berisha, kandidate e Vetëvendosjes për deputete?

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:07
Kimete Berisha, Albin Kurti

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi vendin në zgjedhje, partitë politike kanë filluar të organizohen.

Publicistja Kimete Berisha pritet t’i bashkëngjitet listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kimete Berisha edhe më herët në shumë nga shkrimet e saj kishte mbrojtur kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ajo kishte bërë të ditur se me Kurtin njihen shumë gjatë, që nga koha e protestave studentore të cilave u printe Albin Kurti.

Postimi i saj:

Të rinj, ky i pashëm, e për vete s'po flas se po shihet me sy t'lirë ☺️...Të robëruar, të varfër, të rrebeluar.

Guximi im mund të quhet 'papjekuri', se çdo ditë udhëtoja nga veriu i Mitrovicës, e ky i guximshëm me vetëdije...

Në protestën studentore, e frymëzuar nga Teki Dërvishi.

Në vend se me vujt për dashni, ne vuanim për Liri.

Se qysh thotë ajo fjala e famshme:

'Për Dashni e jap Jetën, por për Liri e jap edhe Dashninë'.

Unë gazetare e 'Bota sot', Albini lider i protestave studentore ❤️❤️.

Pasha Rininë, e kemi dasht shumë Lirinë.

Kur u njoftuan me Lirinë, Ajo e mori fytyrën e Lakmisë.

Kjo 'lloj' Lirie kurrë nuk u bë më e bukur se Ne!

P.S. Nuk jam nacionaliste (qysh më 'akuzon' Berat Buzhala, i cili diçka kohëve të fundit 'u ftof' prej meje), por jam krenare, inatçore, kokëfortë dhe e pakompromis...

S'du, për asnjë çmim nuk pranoj me 'm'grah' kurrkush.

Nëse s'jam e lirë, thjesht, s'du me ekzistu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat