Gjini: Gjykata Kushtuese ka bërë dy gabime, një më 2014 dhe një tani

Aktuale

Gjini: Gjykata Kushtuese ka bërë dy gabime, një më 2014 dhe një tani

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:42
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë në emisionin dPt te Fidani se do ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese, por që nuk pajtohet plotësisht me vendimin e tyre për dërgimin e vendit në zgjedhje.

“Vendimet duhet të respektohen dhe këtë e kemi bërë zakonisht. Por na lejohet mendimi ndryshe. Nuk duam të bëhemi sikur vendet e pazhvilluara që nuk kanë demokraci e që nuk kanë respektuar vendimet”, thotë ai.

“Megjithatë besoj që janë bërë 2 gabime, një në 2014 që i kushtoi vendit dhe tash. Besoj se shkakton probleme të mëdha por ka vendosur precedent. Nuk jam profet.

Por jam i bindur që ka gabime në vendimin e gjykatës që megjithatë ne e respektojmë. Nuk shkuam në zgjedhje pasi nuk mundëm të shpallim presidentin, por pasi që na dërgoi Gjykata Kushtuese”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat