Baton Haxhiu: Le të fitojë Albin Kurti, ai ka guxim vetëm para kamerave

Aktuale

Baton Haxhiu: Le të fitojë Albin Kurti, ai ka guxim vetëm para kamerave

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:17
Albin Kurti, Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu, ka deklaruar se është mirë që të fitojë Albin Kurti dhe të shoh sa vështirësi është të negociohet me Serbinë dhe problemet e tjera që e kanë kapluar Kosovën.

Haxhiu tha se është mirë që partitë në Kosovë t’i jepin të gjitha funksionet dhe të votohet nga të gjitha partitë politike në Kuvend,.

Sipas tij duhet të thyhet miti i Kurtit.

Ai tha se kjo e dënon më së shumti Albin Kurti, kur ballafaqohet me problemet e Kosovës dhe mos guximin e tij për të marrë vendime të mëdha.

“Dëshira ime është që të fitoj Albin Kurti dhe të merr të gjitha, më e mira do të ishte të votohet nga partitë politike, kjo është ajo që e dënon më së shumti atë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se Albin Kurti s’ka guxim dhe guximi i tij është vetëm para kamerave.

Ndryshe, Baton Haxhiu tha se Albin Kurti ka karakter të dobët dhe nuk ka guxim për të vendosur asgjë.

“Albin Kurti s’ka guxim, ai ka guxim vetëm para kamerave, ka karakter të dobët, ai nuk ka guxim për të vendosur për asgjë”, tha Haxhiu në Zone e Lirë.

Haxhiu tha është koha që populli në Kosovë ta njoh më mirë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ta shoh se ai nuk ka guxim për të vendosur për temat e mëdha.

Sipas tij, Kurti duhet të lejohet nga partitë në Kosovë të vepron pasi ajo e dëmton atë më së shumti atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat