Çun Lajçi për Haradinajn: Boll rrenc e mashtrues tha për Albinin, por ai mund t’ia sjell këtë post

Aktuale

Çun Lajçi për Haradinajn: Boll rrenc e mashtrues tha për Albinin, por ai mund t’ia sjell këtë post

Nga: A.Zh Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:16
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka folur për postin e kryeministrit dhe të presidentit.

Ai ka thënë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, e ka quajtur “rrenc e mashtrues” liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Por, sipas tij, Kurti mund ta bëjë president Haradinajn, ndërsa për vete mund të bëhet për herë të dytë.

“Veç Ramushin po e ves a don mu ba baba i kombit a jo, se veç nji derë i ka mbetë: Ajo e Donikës: Çele e mëshele kah t'frynë era! Boll rrenc e mashtrues tha për Bini-minin, por qe, veç ai kopilan, po m'duket, mundet me ba President!”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Mehesap s'po dves ma kurgja

Edhe pse deshta me e dvet LDK-në, që s'po e dves për inat t'Isës që deshti Gonën me ba Presidente. Tash, ja Gonën ja Vlorën, amanetin e Hashimit!

Jo, s'po e dves Krroçën, se ti je shurdhua m'thotë e s'merr vesh kurgja!

Pse me e dvetë?

S'po e dves hiç, se vet kanë me kallxua që s'janë t'Ibrahimit. Ai s'la kurkend mbrapa!

Edhe Hashimi, boll u mundua me mësua Kadrinë, po ky e kishte pasë ba strufullogun pa lëpendra, e kurqyshë zogjët s'iu rritën! Mbeten tue u lëpi e tue ba ciu-ciu!

Limën, pa e marrë sharrën e me këputë pragun, s'kam çka e dves!

Veç Ramushin po e dves a don mu ba baba i kombit a jo, se veç nji derë i ka mbetë: Ajo e Donikës: Çele e mëshele kah t'frynë erna!

Boll rrenc e mashtrues tha për Bini-minin, por qe, veç ai kopilan, po m'duket, mundet me ba President!

Deshta me i dvetë a mos po iu duhen pare, ( se helbete muj me hapë nji conto për ta ) po që s'po i dves hiç, se nisi me ra borë e shpejtë kanë me ba ciu-ciu për kokêrra!

Çfarë kokërrash?

Paj për t'miat jo vallahi!

Ky Kopilani po çpurth mu ba prap Kryeministër. Ani, se edhe Agimi dy herë u ba Ministër i policisë!

Veç s'po di a n'Prishtinë a n'Tiranë?

Se Vjosa dallgë-dallgë Shqipnisë tëposhtë po shkon. Ishalla ndalën n'Tiranë e nuk na qesin n'det!

Jo s'po dves ma, e kurrë s'kam me dvetë. Se s'kam kend!

Po rri me cubelat e mi e po iu kallxoj përralla për zorrë e plonca, deri sa t'del vera!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat