Bajram Gecaj ironizon me VV-në Po t’i ofrohesha do të më pranonin në parti

Aktuale

Bajram Gecaj ironizon me VV-në Po t’i ofrohesha do të më pranonin në parti

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Bajram Gecaj

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj thotë se po t’i afrohej Vetëvendosjes do ta pranin me duar hapur në parti.

Në një shkrim në Facebook, Gecaj thotë se anëtarësimi në LVV bëhet pa asnjë kriter e parim, vetëm për të sjellë një apo dy vota.

“Edhe pse kritik ndaj LVV-së anarkiste, jam i sigurt se po t’u ofrohesha, do të më pranonte me duart hapur. Anëtarësimi në LVV bëhet pa kritere dhe pa asnjë parim, veç a mund të sjellësh një votë apo dy. Përzihet në një vend “shapi e sheqeri”, ashtu si në mikser betoni, në të cilin mund të futesh çfarëdo grimce e të prodhosh beton, në veçanti kur nuk synon kualitetin! Por, një mishmash i tillë jo që nuk i sjellë të mira vendit e qytetarëve, por në fund të fundit i “qon poshtë” edhe grimcat në mikser”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat