Deputeti Fatmir Rexhepi tregon për “Bota sot” se a do t’i bashkohet Vjosa Osmanit

Aktuale

Deputeti Fatmir Rexhepi tregon për “Bota sot” se a do t’i bashkohet Vjosa Osmanit

Nga: D.RR Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Fatmir Rexhepi

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë sot se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë kandidat për deputet.

 “Në zgjedhjet e ardhshme, unë nuk do të jem kandidat për deputet”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazeta “Bota sot” se a mund të kalojë në listën e iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, Rexhepi është shprehur i prerë në vendimin e tij që nuk do të garojë me askënd.

“Në zgjedhjet e radhës unë nuk do të kandidojë për deputet me asnjë parti e as me ndonjë inicativë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Deputeti Rexhepi shpeshherë ka dalur kundër vendimeve të organeve të kryesisë së LDK-së. Ai nuk kishte votuar as për Avdullah Hotin për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat