Deputeti i VV-së: PDK është e fundit me të cilën bëjmë koalicion

Aktuale

Deputeti i VV-së: PDK është e fundit me të cilën bëjmë koalicion

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 00:17
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se sondazhet po tregojnë se ky subjekt i vetëm në zgjedhjet e reja do t’i fitojë mbi 61 deputetë.

Sa i përket koalicione me partitë tjera, ai ka shprehur mendimin e tij, por edhe ka komentuar një deklaratë të kolegut të tij, Glauk Konjufca, ku vihet në shprehje një bashkëpunim ose jo me PDK-në.

“Jo, Konjufca nuk ka thënë se bëjmë koalicion me PDK. Ka thënë pak më ndryshe: Nuk përjashtohet asnjë mundësi, të gjitha partitë janë të barabarta. Por nuk ka thënë është PDK… PDK do të jetë e fundit”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se mund të mos jetë fare e nevojshme lidhja e koalicionit.

“Nuk do të ketë koalicion me PDK dhe AAK sepse do të fitojmë shumicën parlamentare. Të vetmin koalicion që do ta bëjmë është me Vjosa Osmanin. Me askënd tjetër, sepse s’do të kemi nevojë. Me çdo sondazh VV del më mbi 61 deputetë”.

Bajqinovci është shprehur se Presidenti i ri i vendit do të zgjidhet sapo të zgjidhet Qeveria, e për të cilin ka thënë se ka gjasë të jetë një kandidat konsensual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat