Çfarë karrige bleu kryetari i Vitisë?

Aktuale

Çfarë karrige bleu kryetari i Vitisë?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:29
Vitia

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Viti po pretendon se kryetari i kësaj komune, Sokol Vitia, ka blerë ulëse për masazh.

Këtë akuzë thonë se e mbështesin tek informatat që i kanë marrë nga persona të afërt me kryetarin, ndërkaq  për ironi i sugjerojnë të investojë edhe në xhakuzi.

Këta po kritikojnë se këto blerje nuk duhet të bëhen në këtë kohë pandemie.

Por, në komunë mohojnë se garnitura katër pjesëshe ka funksion masazhe.

Nënkryetari i komunës thotë se ulëset janë më të thjeshtat të mundshme, madje më modestet nga të gjithë zyrat e kryetarëve të komunave në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat