Deputeti i PDK-së: Jemi në garë për vendin e parë

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Jemi në garë për vendin e parë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:37
PDK

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se si subjekt politik janë të gatshëm për zgjedhjet e reja.

Shala ka thënë se PDK së qëllimi i PDK-së është të dalë fituese në këtë proces.

“Presim të shkojmë në zgjedhjet që janë të nevojshme pasi erdhëm në një situatë ku u keqmenaxhua. Qeveria dhe Hoti kanë krijuar situatë të rëndë”.

“Në zgjedhjet e kaluara kemi qenë ata që kemi deklaruar se do të mbesin opozitë. Kemi qenë opozitë konstruktive në shërbim të shtetit. PDK është në garë e mobilizuar për vendin e parë. Jemi në garë për vendin e parë”, është shprehur Shala.

Shala në Edicionin Special ka theksuar se PDK duke qenë parti opozitare ka votuar buxhetin për vitin 2021 dhe Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat