Osmani: Trau në Morinë është barrierë psikologjike, atdheun nuk është vetëm para, por edhe ideal

Aktuale

Osmani: Trau në Morinë është barrierë psikologjike, atdheun nuk është vetëm para, por edhe ideal

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:43
Vjosa Osmani

Në një intervistë për Tempora, presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani përmendi traun në Morinë duke thënë se ishte krijuar si një barrierë psikologjike mes dy vendeve.

" Arsyeja pse përmenda traun në Morinë është se po konsiderohet si një barrierë psikologjike. Ka qenë një temë e përditshme në Kosovë dhe unë e kam për detyrë që t’i shpreh këto shqetësime.

Nuk futem te çështja teknike dhe ekonomike, por atdheu është ideal nuk është vetëm para. Shumë shqiptarë nga Kosova nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për plazhin, por edhe për dashurisë që kanë për Shqipërinë.

Në Lezhë u njoftova se 70% të vizitorëve janë kosovarë. Pra, nuk jemi vizitorë si gjithë të tjerët. Ky tra po shihet si një barrierë psikologjike", ka thënë Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat