Çitaku: Gjendja e personave të lënduar mbrëmë është stabile

Aktuale

Çitaku: Gjendja e personave të lënduar mbrëmë është stabile

Më: 1 janar 2021 Në ora: 11:30
Ilustrim

13 persona mbrëmë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente, si shkak i lëndimeve trupore nga mjetet piroteknike. Dy prej tyre kanë marrë lëndime më të rënda, ku një po trajtohet në Neurokirurgji, ndërsa tjetri në Ortopedi.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Agron Çitaku thotë se ka qenë një fluks normal i qytetarëve, krahasuar me vitet paraprake.

Çitaku: I kemi 13 të lënduar

"Mund të them se është me fat në krahasim me vitet tjera, sepse është numër më i vogël i të lënduarve. Prej mjeteve piroteknike i kemi 13 të lënduar. Dhe dy raste që janë pak më të rënda, është një me lëndimin me plumb qorre, si dhe njëri që është edhe ai me mjete piroteknike, por është me amputim të dorës të pjesës së poshtme. Rastet e tjera kanë shkuar në shtëpi, megjithatë dy raste kanë mbetur për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK... për momentin mund të themi se është stabile", theksoi ai.

Çitaku shton se gjatë tërë kohës kanë bërë apel te qytetarët që të festojnë pa armë dhe mjete piroteknike, megjithatë sipas tij ka pasur lëndime.

Çitaku: Numri i të plagosurve është më i vogël

"Në bazë të krahasimeve me vitet tjera me raste, mund të them se ai ndikim ka fillur realizohet pozitivisht, sepse numri është më i vogël. Sa kam përjetuar në Klinikën Emergjente kemi pasur 40-50 raste minimum në sallën e vogël me amputime më shumë, por çfarë ka qenë edhe raste me fatalitet me armë të zjarrit me plumba qorrë që themi", shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat