Koalicioni VV-Vjosa Osmani: Flet Abrashi

Aktuale

Koalicioni VV-Vjosa Osmani: Flet Abrashi

Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:38
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë se ka vullnet e interes të shpehur nga Vetëvendosje dhe nga Lista Osmani për një koalicion parazgjedhor.

Megjithë shprehjen e vullnetit, duket se nuk ka diçka konkrete në drejtimin e formimit të një koalicioni, por se për këtë çështje po bisedohet.

“Një herë për një herë është vullnet i shprehur prej dy anëve por nuk kam ndonjë informacion që ka diçka konktrete në këtë drejtim. Po besoj që është interes e vullnet i dy palëve por deri ku ka mbërri kjo punë, nuk mundem me thënë asgjë sepse ende është në bisedim e sipër, nuk kemi diçka konkrete me thënë të drejtën”, deklaroi Abrashi.

Pas daljes së Vjosa Osmanit nga LDK ka filluar një iniciativë qytetare e cila po njohet si Lista Osmani.

Lista Osmani që nga fillet e saj u përfol rreth një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, ku edhe vet eksponentë nga të dy anët janë treguar të hapur për një koalicion të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat