Ngjarja e rëndë në Ferizaj, lajmërohet Agim Veliu

Aktuale

Ngjarja e rëndë në Ferizaj, lajmërohet Agim Veliu

Nga: N. H Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:42
Agim Veliu

Një shpërthim ka ndodhur sot më herët në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj.

Ndërsa tani nga Policia rajonale e Ferizajt, treguan se deri më tani janë lënduar 44 persona.

Lidhur më këtë rast ka folur edhe ministri i Brendshëm, Agim Veliu, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se me shqetësim të madh ka pranuar lajmin rreth incidentit që ndodhi sot në një qendër tregtare në Ferizaj.

“Lajmet e tilla në këtë fillim vit na shqetësojnë tej mase andaj me këtë rast shpreh keqardhjen time dhe njëkohësisht i dëshirojë shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ky rast por edhe rastet e tjera e ngrisin nevojën e kujdesit sa më të madh por edhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rreziqet që na rrethojnë”, shkruan Veliu.

Ja shkrimi i ministrit Veliu:

Të nderuar qytetarë,

Me shqetësim të madh pranova lajmin rreth incidentit që ndodhi sot në një qendër tregtare në Ferizaj.

Lajmet e tilla në këtë fillim vit na shqetësojnë tej mase andaj me këtë rast shpreh keqardhjen time dhe njëkohësisht i dëshirojë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Ky rast por edhe rastet e tjera e ngrisin nevojën e kujdesit sa më të madh por edhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për rreziqet që na rrethojnë.

Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj do të vazhdojnë të ju dalin në ndihmë qytetarëve të saj pa dallim në çdo rrethanë, duke ju ofruar përkujdesje dhe siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat