PDK me video rikujton kontributin e Kadri Veselit për Ushtrinë e Kosovës

Aktuale

PDK me video rikujton kontributin e Kadri Veselit për Ushtrinë e Kosovës

Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:02
Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës ka rikujtuar kontributin Kadri Veselit për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Këtë e kanë bërë përmes një videoje të postuar në Facebook.

Në pamjet e paraqitura shihet Veseli, që atëherë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës kishte qëndruar në bazat e ushtrisë amerikane, në SHBA, për t'i parë nga afër mjetet ushtarake për Ushtrinë e Kosovës.

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për dërgimin e Ushtrisë së Kosovës në misione jashtë vendit me ushtrinë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat