Mësohet gjendja shëndetësore e nënës së Hashim Thaçit

Aktuale

Mësohet gjendja shëndetësore e nënës së Hashim Thaçit

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:22
Hyre dhe Hashim Thaçi

Ditë më parë, u dha lajmi se nëna e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka rezultuar pozitiv me Covid19.

Tashmë ka disa ditë që Hyre Thaçi është e shtruar në Klinikën Infektive në QKUK.

Lidhur me gjendjen e saj, deputetja e PDK-së, njëkohësisht edhe mbesa e saj, Evgjeni Thaçi, ka thënë se ajo po vazhdon të qëndrojë e fortë.

Postimi i plotë:

Unë dhe Luisa vizituam gjyshen përkatësisht stërgjyshen tonë te dashur, nenën Hyre, e cila ende është e shtrirë në spital.

Edhe pse e shohim nga distanca, ajo vazhdon te qëndrojë e fortë ashtu si ka qenë gjithë jetën, duke na dhënë vullnet të gjithë neve.

Faleminderit shume juve që jeni interesuar për shëndetin e nenës Hyre. Faleminderit të gjithë stafit shëndetësor për përkushtimin e madh qe po tregon ndaj pacienteve gjatë kësaj pandemie. Uroj qe ta kalojmë se shpejti!

Image
Hyre Thaçi dhe Luisa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat