​Ilir Murtezaj rikthehet në pozitën e Drejtorit të ATK-së

Aktuale

​Ilir Murtezaj rikthehet në pozitën e Drejtorit të ATK-së

Më: 8 janar 2021 Në ora: 13:57
Ilir Murtezaj

Ilir Murtezaj është rikthyer në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), pasi që në muajin tetor të 2020-tës ai ishte shkarkuar nga kjo pozitë nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Rikthimin e Murtezaj në ATK e kanë bërë të ditur nga ky institucion.

“Nga sot Ilir Murtezaj rifillon punën në pozitën e drejtorit të Përgjithshme të Administratës Tatimore të Kosovës, bazuar në Vendimin NR. 302/2020, të marr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, për rikthimin në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj. Andaj, bazuar në kompetencat dhe përgjegjësit që ka drejtori i përgjithshëm i ATK-së, sot drejtori Murtezaj ka mbajtur takimin e parë me menaxhmentin e lartë të ATK-së për këtë vit, në të cilin janë diskutuar planet dhe aktivitetet për vitin 2021, si dhe shumë projekte të tjera, të cilat do të vazhdojnë të finalizohen gjatë këtij viti.

Drejtori Murtezaj, fillimisht uroi menaxhmentin që ky vit të jetë vit i mbarë të për të gjithë, njëherëit uroi që efektet e pandemisë këtë vit të jetë të riparueshëm në të gjitha segmentet ku ATK ka rolin e saj”, thuhet në komunikatën për media nga ATK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat