Më 10 janar paralajmërohet gjendje kritike nga vërshimet

Aktuale

Më 10 janar paralajmërohet gjendje kritike nga vërshimet

Më: 9 janar 2021 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të mbesë kritike dhe e rrezikshme.

Prandaj, ajo u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të rrinë në gatishmëri në mënyrë që të ketë sa më pak dëme.

“Siç është parashikuar reshjet do të vazhdojnë edhe nesër ku do të ketë herë reshje të borës e herë të shiut. Po ashtu, nesër do të paraqitet edhe një ndërprerje e përkohshme e reshjeve, por përsëri do vazhdojnë në mbrëmje. Ndërkaq, më 10 janar pritet rritja e intensitetit dhe si pas gjitha këtyre parashikimeve dhe gjendjes hidrologjike me gjithë këto përmbysje pritet që kjo situatë të jetë kritike. Duhet të jemi në gjendje gatishmërie sepse nivelet maksimale të lumenjve do të shkojnë edhe më tutje”.

Latifi ka thënë se konsiderohet ende që Kosova është në gjendje kritike dhe të rrezikshme nga nivelet e ujërave nëpër lumenj.

“Secili institucion përgjegjës të jetë i gatshëm dhe të marrë veprime”.

Ajo ka thënë se vërshimet vijnë si rezultat i reshjeve i reshjeve dhe shkrirjes së borës, por që ndikim kanë edhe njerëzit krijuar probleme me ngushtimin e profileve lumore, hedhjen e mbeturinave që krijohen grumbuj, si dhe ndërtimi pranë tyre.

Sipas Latifit, në Junik ka qenë sasia më e lartë e reshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat